Presidentja e KE-së dhe Rama në vizitën e fundit në Tiranë

Presidentja e Komisionit Evropian nesër vizitë zyrtare në Tiranë, zbardhet axhenda! Ja takimet që do të zhvillojë

26 Tetor 2022, 19:30| Përditesimi: 26 Tetor 2022, 19:38

  • Share

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të zhvillojë ditën e nesërme më 27 shtator, një vizitë zyrtare në Tiranë.

Në axhendën e bërë publike është parashikuar pritja zyrtare në aeroportin “Nënë Tereza” në orën 14:30. Ndërkohë që në orën 16:30 presidentja e KE-së pritet të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp së bashku me kreun e qeverisë, Rama.

AXHENDA:

Programi i vizitës së Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian në Tiranë, 27 Tetor 2022

  • 14.30 – Ceremonia e mikpritjes në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”
  • 15.45 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Kryeministri
  • 16.30 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Edi Rama dhe Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian në sallën COD, Kryeministri.

Kujtojmë se vizita e fundit  në Tiranë e Presidentes së KE-së ka qenë në shtator të vitit të kaluar. Aso kohe Ursula Von der Leyen erdhi me lajme shpresëdhënëse për Shqipërinë, e cila ende nuk kishte çelur negociatat me BE. Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen e vlerësoi Shqipërinë për reformat, duke deklaruar se tani është koha që Bashkimi Europain të mbajë fjalën e të veprojë, pasi këtë gjë ia ka borxh rinisë shqiptare.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?