Bëhet publike kontrata e AstraZeneca-s me BE-në (VIDEO)

29 Janar 2021, 10:09| Përditesimi: 29 Janar 2021, 22:46

  • Share

Pas thirrjeve për bërjen publike të kontratës së kompanisë farmaceutike AstaZeneca dhe BE nga presidentja e komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, kontrata është bërë sot publike. 

Kontrata për të cilën Komisioni Evropian negocioi së bashku me Shtetet Anëtare të BE u miratua në 14 Gusht dhe hyri në fuqi më 27 Gusht. Përmes kontratës, të gjitha Shtetet Anëtare janë në gjendje të blejnë 300 milion doza të vaksinës AstraZeneca,me kushtin që 100 milion të dorëzoheshin deri në mars.  Në deklaratëtn e tyre komisioni thekson se transparenca dhe përgjegjësia janë të rëndësishme për të ndihmuar ndërtimin e besimit të qytetarëve evropianë. 

Komisioni shpreson që të jetë në gjendje të publikojë të gjitha kontratat në të ardhmen e afërt. Kontrata e botuar sot përmban pjesë të redaktuara që kanë të bëjnë me informacione konfidenciale siç janë detajet e faturave. Kontrata e AstraZeneca është e dyta që publikohet, pasi CureVac. 

Mes Bashkimit Europian dhe Astra Zeneca ka pasur përplasje ditët e fundit për shkak të problemeve në prodhim të kompanisë. 

AstraZeneca thotë se problemet e prodhimit janë në fabrikat e saj në Holandë dhe Belgjikë.

Shefi ekzekutiv i saj, Pascal Soriot, tha se kontrata përcaktonte që kompania do të bënte "përpjekjen më të mirë" për të përmbushur kërkesën e BE dhe nuk e detyron kompaninë t'i përmbahet një afati specifik kohor.

Kontrata e BE me AstraZeneca

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?