Kosova & Rajoni

Presidentja e Komisionit Evropian: Dialogu, rruga e vetme për zgjidhjen e situatës në veri të Kosovës

29 Shtator 2021, 12:16| Përditesimi: 29 Shtator 2021, 12:19

  • Share

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen ka thënë se është e shqetësuar për situatën në veri të Kosovës. Von Der Leyen ka theksuar se është jetike që të ndodh normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi.

“Është më rëndësi që të ecim përpara në rrugën evropiane dhe ka rëndësi jetike që të bëhet normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi. Jam shumë e shqetësuar me krizën aktuale. Është me rëndësi që të sh’tensinohet situata dhe të kthehemi në tryezën e negociatave për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme, dhe e vetmja mënyrë për këtë është përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, që është platforma e vetme për zgjidhjen e krizës aktuale ”, ka thënë Von Der Leyen.

Kryetarja e KE-së shtoi se ajo do të vazhdojë të bashkëpunojë me Kosovën sepse dëshiron të shoh progresin dhe përparimin e Kosovë


Lajmi kryesor:

Turi në Ballkan! Pas Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Von der Leyen vizitë në Kosovë, takime me Osmanin dhe Kurtin! Presidentja e KE: Dialogu, rruga e vetme për zgjidhjen e situatës në veri


  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?