Presidentja e Kroacisë, Katalin Novák

Presidentja e Hungarisë vizitë zyrtare në Shqipëri me 1 qershor, pritet nga Begaj

29 Maj 2023, 16:47| Përditesimi: 29 Maj 2023, 16:48

  • Share

 Me ftesë të Presidentit Bajram Begaj, në datat 1 dhe 2 qershor 2023, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri, Presidentja e Hungarisë, Katalin Novák.

 Në qendër të bisedimeve, do të jenë zhvillimi i marrëdhënieve politike dhe ekonomike midis dy vendeve, bashkëpunimi me Hungarinë në funksion të procesit të integrimit të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe zhvillimet e reja gjeopolitike të ndikuara nga agresioni ushtarak rus në Ukrainë.

Presidentja e Hungarisë do të pritet në Institucionin e Presidentit të Republikës, me nderimet e rastit, më 1 qershor 2023, ora 10:00, për të vijuar më pas me një takim kokë më kokë midis dy presidentëve, një takim të zgjeruar midis dy delegacioneve zyrtare, si dhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?