Presidenti turk Erdogan

Erdogan rezulton pozitiv me COVID-19: Unë dhe bashkëshortja ime jemi me Omicron, po punojmë nga shtëpia

5 Shkurt 2022, 14:29| Përditesimi: 5 Shkurt 2022, 14:31

  • Share

Presidenti turk Erdogan tha se ka rezultuar pozitiv me COVID-19, por nuk po e përjeton me simptoma të rënda.
Erdogan tha se ai dhe gruaja e tij janë infektuar me variantin Omicron, ndërsa shtoi se do të vazhdojnë punën nga shtëpia.

“Pasi përjetuam simptoma të lehta, unë dhe gruaja ime dolëm pozitivë për Covid-19. Fatmirësisht kemi një po e përtojmë. Në mësuam se jemi infektuar me variantin Omicron. Do të vazhdojmë punën tonë nga shtëpia”, shkruan ai.

Turqia si e gjithë bota është përfshirë nga një valë e re e pandemisë për shkak të varianti Omicron, i cili përhapet me shpejtësi.

Vendi po sheh gjithashtu një numër të lartë vdekjesh për shkak të COVID-19. Të premten humbën jetën si pasojë e virusit 248 persona.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?