Recep Tayyip Erdogan

Presidenti turk Erdogan sulmon komunitetin LGBTI, arrestohen mbi 150 studentë

3 Shkurt 2021, 09:08| Përditesimi: 3 Shkurt 2021, 09:18

  • Share

TURQI- Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka sulmuar lëvizjen LGBTI të vendit gjatë një vale protestash studentore.

Presidenti vlerësoi krahun e të rinjve të partisë së tij, për bartjen e historisë së lavdishme të këtij kombi dhe jo të rinjtë e komunitetit LGBTI-së.

Ditën e shtunë gjatë një proteste të zhvilluar nga komuniteti LGBTI, u arrestuan 4 persona, ndërkohë gjatë ditës së djeshme janë arrestuat 159 studentë të universitetit Bogazici, 100 prej të cilëve u lanë të lirë një ditë më vonë.

Erdogan në një video të transmetuar për anëtarët e partisë së tij konservatore ditën e djeshme tha se “ Ne do t’i orientojmë të rinjtë e kombin tonë drejt së ardhmes, jo si rinia e LGBTI-së por si rinia që ekzistonte në të kaluarën e lavdishme të kombit tonë”.

Kjo nuk është hera e parë që presidenti turk “sulmon” komunitetin, pasi në korrik të vitit të kaluar ai ka akuzuar LGBTI-në për minimizimin e vlerave kombëtare dhe shpirtërore.

Homoseksualiteti në Turqi është i ligjshëm por kundërshtimi zyrtar ndaj komunitetit LGBTI është rritur vitet e fundit. Opinioni publik është përgjithësisht konservator dhe komuniteti ka raportuar diskriminim dhe ngacmim.

Protestat nga LGBTI kanë vazhduar për 3 muaj por asnjëherë nuk ka pasur kaq shumë tension gjatë tyre.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?