Presidenti Thaçi: Me SHBA, Kosova e ka rastin tani, jo më vonë, BE e ngurtë në veprime (VIDEO)

4 Mars 2020, 17:03| Përditesimi: 4 Mars 2020, 18:27

  • Share

Pas refuzimit që i bëri sot kryetarja e Kuvendit të Kosovë, Hashim Thaçit për të informuar kuvendin mbi takimin që ai pati në Shtëpinë e Bardhë me Aleksandër Vuçiç, Presidenti i Kosovës zgjodhi të informojë dhe të jap detaje përmes një konference për shtyp.

Thaçi tha se takimi u inicua nga emisari i presidentit amerikan, Richard Grenell dhe prezent ishte gjithashtu edhe këshilltari i Donald Trump, Robert Obrien

Për presidentin e Kosovës, takimi tregoi rikthimin e SHBA në Ballkan dhe specifikisht gadishmërinë e saj për rolin në marrëveshjen midis Kosovës dhe Serbisë.

Për Thacin, takimi ishte i rëndësishëm pasi lehtëson dhe ofron mundësinë e një marrëveshje finale Prishtinë – Beograd.

Në lidhje me rolin e BE në proces, Thaci tha se Unioni nuk po bën asnjë përpjekje qoftë edhe për të bindur disa vende anëtare që nuk e kanë njohur Kosovën shtet, duke shprehur gjithashtu mosbesim se do arrinte të bindte Serbinë për një marrëveshje përfundimtare e cila do kishte pjesë të saj njohjen e pavarësisë së shtetit.

Presidenti Thaci tha se edhe për këtë fakt, duhet që Kosova të ketë besim se me SHBA, e cila ka kontribuar aq shumë në arritjen e pavarësisë, do ketë një marrëveshje finale dhe të pranueshme nga të gjitha palët.

Emisari Grenell- tha presidenti- me guxim dhe vizion është angazhur maksimalisht për dy marrëveshjet e mëparshme dhe për atë të pritshme dhe se Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë moment dhe nuk duhet të paguaj çmimin e vonesës.

Thaci gjithashtu kërkoi unitet nga faktori politik dhe institucional për çështjen, gjë e cila sipas tij do t’i lehtësonte punën miqve amerikan dhe partnerëve të tjerë, jo vetëm për t’i dhënë fund kapitullit të luftës por do t’i hapte rrugë kapitullit të paqes, aderimit në NATO dhe BE.

Presidenti tha se ‘Kosova e ka rastin tani, jo më vonë’, dhe se momenti është historik dhe vendimtar.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me ftesën që i ka bërë kryeministri Albin Kurti për një takim të dytë, Thaçi tha se do të takojë të gjithë liderët politikë dhe se Kurtin nuk e ndan nga krerët e partive të tjera.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?