Marcelo Rebelo de Souza

Presidenti portugez shpall zgjedhjet e parakohshme të marsit pas dorëheqjes së kryeministrit

10 Nëntor 2023, 10:01
  • Share

Portugalia do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 10 mars, tha presidenti portugez Marcelo Rebelo de Souza.

Vendimi për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme u mor nga presidenti pasi kryeministri Antonio Costa dha dorëheqjen të martën pas një hetimi për përfshirjen e supozuar të qeverisë në korrupsion lidhur me projektet minerare dhe energjetike dhe arrestimin e dy personave të afërt me kryeministrin, raporotn Reuters.

De Sousa tha se ai do të shpërndajë parlamentin, në të cilin Partia Socialiste ka shumicën e vendeve, pasi një votim mbi projektligjin e buxhetit të vitit të ardhshëm është planifikuar për në 29 nëntor.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?