Presidenti polak në Tiranë: Shqipëria, avangardë me ecjen drejt anëtarësimit! S’kemi asnjë dyshim që duhet të jetë pjesë e BE sa më shpejt

11 Maj 2023, 12:54| Përditesimi: 11 Maj 2023, 13:30

  • Share

 

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, shprehu nga Tirana në konferencën për shtyp me Presidentin Begaj, se nuk ka asnjë dyshim që Shqipëria do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian sa më shpejt. Ai tha se Shqipëria ka ecur para me reformat dhe është pararojë në rajon për ecurinë drejt anëtarësimit në familjen evropiane.

“Dua ta falënderoj presidentin Begaj për ftesën për një vizitë këtu në Tiranë.  Është e para vizitë shtetërore e një Presidenti polak prej 20 vitesh. Është një ngjarje e rëndësishme, shpresojmë që të jetë moment rigjallërimi të marrëdhënieve polako-shqiptare. Fillim i një bashkëpunimi dinamik me Shqipërisë. Shpresojmë që së shpejti Shqipëria të jetë anëtarë e Bashkimit Evropian dhe së shpejti të jemi bashkë në këtë familje të madhe.

Dua të falënderoj Shqipërinë për mbështetjen ndaj Ukrainës, për pozicionin e saj të qartë politik ndaj agresionit rus në Ukrainë. Shqipëria ka pasur vepra konkrete kundër këtij agresioni që cenon të gjitha parimet ndërkombëtare. Ky agresion duhet të mbarojë menjëherë me largimin e forcave ruse nga territori i Ukrainës. Territori i Ukrainës duhet t’i kthehet i plotë Kievit. Kështu duhet të jetë përfundimi i kësaj lufte.

Ne ju falënderojmë për praninë ushtarake në krahun lindor të NATO. Jemi bashkë në një aleancë për sigurinë. Deklarova edhe mbështetjen e Polonisë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ne theksojmë në mënyrë të qartë, lidhur nme afrimin e Presidencës së Polonisë në BE, se prioritet i rëndësishëm është anëtarësimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor, Ukrainës dhe Moldavisë. Shqipëria është avangardë në ecjen drejt Bashkimit Evropian, në përpjekjet e e saj për të realizuar të gjitha reformat. Shqipëria po zhvillohet dhe nuk kam asnjë pikë dyshimi që Shqipëria e meriton anëtarësimin sa më shpejt”, tha Duda.

Në fund ai bëri thirrje për intensifikim të bashkëpunimin ekonomik dhe në fusha të tjera si projektet në infrastrukturë.

“Vetëm 200 milionë është shkëmbimi tregtar mes dy vendeve tona. Shpresoj që të forcojmë lidhjet ekonomike”, tha presidenti polak.


Lajmi kryesor:

Presidenti polak në Tiranë: Asnjë dyshim që Shqipëria bëhet anëtare e BE shumë shpejt, jeni pararojë me reformat! Begaj: Të intensifikojmë bashkëpunimin


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?