Presidenti Ilir Meta dhe shkencëtarja Arta Çika

Presidenti Meta takon shkencëtaren më të re në teknologji: Mesazhi i saj, frymëzues për të rinjtë shqiptar

16 Shkurt 2020, 15:29| Përditesimi: 16 Shkurt 2020, 15:38

  • Share

TIRANË- Arta Çika është një emër jo shumë i dëgjuar nga shumë prej nesh, megjithatë ajo na ka bërë që të jemi të gjithë krenar. Çika ka fituar çmimin "TechWomen100” për vitin 2019 në Mbretërinë e Bashkuar, duke u renditur në listën e shkencëtarëve të botës. Ajo ka zhvilluar një takim me presidentin Ilir Meta, i cili e ka vlerësuar për kontributin e saj në çuarjen lart të emrit të Shqipërisë.

"I lumtur të takoja Arta Çikën, një shkencëtare të re dhe fituese të çmimit "TechWomen100” për vitin 2019 në Mbretërinë e Bashkuar, e cila këtë vlerësim ja ka dedikuar Shqipërisë, ku dhe mori dijet e para.

Frymëzues mesazhi i saj drejtuar të gjithë të rinjve e të rejave shqiptare për të ëndërruar fort dhe për të mos u ndalur në përpjekjet për t’i realizuar ato në Atdheun tonë të dashur", shkruan presidenti Ilir Meta.

Postimi i presidentit Ilir Meta

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Haha: 16/02/2020 17:21

    President leshi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?