Presidenti Meta takohet me Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë

8 Shkurt 2020, 14:57| Përditesimi: 8 Shkurt 2020, 14:59

  • Share

SHBA- Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë, në prag të misionit të tyre në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, priti në një takim në Uashington, Presidentin e Republikës Ilir Meta.

Siç njofton zyra e shtypit, Presidenti Meta i njohu Ambasadorët me zhvillimet më të fundit në Shqipëri dhe në rajon, duke theksuar se vizita e tyre në vendin tonë do të jetë një kontribut i shtuar për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera shqiptaro-amerikane.

Kreu i Shtetit theksoi se Shqipëria beson në angazhimin e domosdoshëm të SHBA në Ballkanin Perëndimor, si faktor kyç për paqen, sigurinë dhe demokracinë.

Në këtë kuadër, Presidenti Meta vlerësoi rolin që luan Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë për forcimin e lidhjes sonë transatlantike.

Gjatë takimit, Kreu i Shtetit ju përgjigj dhe interesit të tyre për çështje konkrete të zhvillimeve të fundit në Shqipëri dhe në rajon.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?