Presidenti Meta në takim me ambasadorët

Meta takim me ambasadorët e BE-së dhe Sorecën: Respektimi i marrëveshjes së 5 qershorit siguron të ardhmen drejt Europës

24 Shtator 2020, 12:24| Përditesimi: 24 Shtator 2020, 15:03

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka pritur në Presidencë këtë të enjte (24 shtator) ambasadorët e vendeve të BE-së dhe Luigi Sorecën.

Në takimin që zgjati rreth 40 minuta ishin ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf, ambasadoren e Francës Christina Vasak dhe ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci.

Në fokusin e këtij takimi ishte situata politike në vend për reformën zgjedhore si dhe ngritja e Gjykatës Kushtetuese.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se zgjedhjet e lira janë e vetmja mënyrë që do të sigurojë të ardhmen europiane të Shqipërisë. Gjithashtu ai vendosi theksin tek respektimi i marrëveshjes së 5 qershorit si e vetmja mënyrë që do të sigurojë rrugën drejt Europës.

Postimi i plotë në Facebook:

Kënaqësi të takohesha sot me Ambasadorët e vendeve anëtare dhe Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, përpara publikimit të afërt të Raportit të Progresit për Shqipërinë. U përcolla disa nga shqetësimet, por dhe angazhimin dhe përkushtimin tim të vendosur, për plotësimin e 6 kushteve të BE, realizimi i të cilave do të jetë përcaktues në nisjen e negociatave të anëtarësimit gjatë Presidencës gjermane. Theksova se garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është kyç për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Paprekshmëria e frymës dhe gërmës së Marrëveshjes së 5 Qershorit është e vetmja mënyrë për të ecur në këtë drejtim.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?