Presidenti kroat Milanoviç nderohet në Berat me titullin 'Patron of Castle'

19 Tetor 2023, 16:11| Përditesimi: 19 Tetor 2023, 17:06

  • Share

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Shqipëri, Presidenti kroat Zoran Milanoviç vizitoi qytetin e Beratit, shoqëruar nga Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj.

Ata kanë parë fillimisht Xhaminë Mbret që ndodhet brenda Qendrës Mesjetare, më pas i janë drejtuar Kalasë së qytetit ku kanë vizituar Kishën Shën Mari Vlaherna. Ndalesa e fundit ka qënë në Muzeun Ikonografik Onufri, ku Milanoviç ka parë nga afër ikonat dhe veprat e rralla dhe mijëravjeçare mes tyre edhe Kodikët e famshëm të Beratit.

Kryebashkiaku i Beratit Ervin Demo i ka akorduar Presidentit Milanoviç titullin "Patron of the Castle" (Patron i Kalasë). Presidenti kroat ka qenë gjithnjë mbështetës i çështjes së Kosovës dhe ka dënuar sulmet në Banjskë.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?