Presidenti kishte kusht mos udhëtimin në Milano, UEFA anullon Inter-Getafe dhe Sevillia-Roma

11 Mars 2020, 16:57| Përditesimi: 11 Mars 2020, 16:59

  • Share

UEFA ka marrë sot vendimin përfundimtar të pezullojë dy ndeshje të Europa League për shkak të alarmit që ekziston për përhapjen e koronavirusit. Si pasojë e kushtit të vendosur nga presidenti i skuadrës për të mos udhëtuar në Milano, institucioni më i madh i futbollit në Europë vendosi që të pezullonte ndeshjen Inter-Getafe, ndërsa gjithashtu këtë të enjte nuk do të luhet as Sevillia-Roma.

Presidenti i Getafe-s ishte stoik në atë që deklaroi pasi deklaroi se nuk udhëtonte në Milano edhe me kushtin nëse humbiste ndeshjen 3-0 në tavolinë. Ndërkohë situata e ndeshjes Sevillia-Roma konsistonte në faktin se Spanja nuk pranon uljen e avionëve që vijnë nga Italia, shteti më i prekur në Europë nga koronavirusi.

Uefa ka lajmëruar gjithashtu se në ditët në vijim do të publikohen edhe datat kur do të rikuperohen këto ndeshje, por mediat ndërkombëtare ngrenë hipotezën që ajo po merr kohë pasi në plan është ndërprerja e të gjithë kompeticioneve europiane.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?