Presidenti kinez Xi Jinping dhe bashkëshortja e tij në Vietnam

Presidenti kinez vizitë në Vietnam, shoqërohet nga bashkëshortja

12 Dhjetor 2023, 11:30| Përditesimi: 12 Dhjetor 2023, 11:31

  • Share

Presidenti kinez Xi Jinping, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, mbërriti sot (12 Dhjetor) në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi, ku do të qëndrojë për dy ditë.

Xi mbërriti në Vietnam me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Komuniste të Vietnamit (CPV) Nguyen Phu Trong dhe bashkëshortes së tij, si dhe Presidentit të Republikës Socialiste të Vietnamit Vo Van Tuong.

Dhjetra shtetas kinezë dhe vietnamezë u mblodhën në aeroport, duke valëvitur flamujt kinezë dhe vietnamezë për të mirëpritur Xi dhe gruan e tij, Peng Liyuan, të cilët e shoqëruan atë në vizitë.

Kjo është vizita e tretë e Xi në Vietnam që kur u bë sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste Kineze dhe president i vendit, raporton Associated Press.

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?