Presidenti italian, Sergio Mattarella pritet nga ministrja Evis Kushi

Presidenti italian Sergio Mattarella mbërrin në Tiranë! Nesër pritet me ceremoni shtetërore nga Begaj, takime edhe me zyrtarë të tjerë të lartë

7 Shtator 2022, 09:20| Përditesimi: 7 Shtator 2022, 20:38

  • Share

TIRANË- Presidenti i Italisë Sergio Mattarella do të zhvillojë një vizitë zyrtare 2 ditore në Shqipëri. Mattarella ka mbërritur sot pasdite në vendin tonë dhe është pritur në aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ nga ministrja e Arsimit Evis Kushi dhe ambasadori italian në vendin tonë, Fabrizio Bucci. Mattarella shoqërohet nga Ministrja e Universitetit dhe Kërkimit Shkencor Maria Cristina Messa.

“E nderuar që së bashku me Ambasadorin z. Fabrizio Bucci mirëpritëm në Aeroportin "Nënë Tereza" Presidentin e Republikës së Italisë z. Sergio Mattarella dhe Ministren e Universitetit dhe Kërkimit Shkencor znj. Maria Cristina Messa, të cilët do të zhvillojnë vizitën e parë zyrtare në Shqipëri”, shkruan Kushi.

Ditën e nesërme Mattarella do të pritet nga kreu i shtetit Bajram Begaj me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave në orën 10.00. Pas takimit, mes dy Presidentëve do të ketë një deklaratë për median e dy homologëve. Gjatë kësaj vizite dy ditore Presidenti Mattarella do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar.

Ora 20:33
Presidenti italian Sergio Mattarella mbërrin në Tiranë, pritet në Rinas nga Ministrja e Arsimit

Presidenti italian Sergio Mattarella ka mbërritur në Tiranë. Ai është pritur në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit nga ministrja Evis Kushi dhe ambasadori italian në Shqipëri Fabrizio Bucci. Mattarella do të zhvillojë një vizitë zyrtare në vendin tonë, ndërsa është i shoqëruar nga Ministrja e Universitetit dhe Kërkimit Shkencor Maria Cristina Messa.

“E nderuar që së bashku me Ambasadorin z. Fabrizio Bucci mirëpritëm në Aeroportin "Nënë Tereza" Presidentin e Republikës së Italisë z. Sergio Mattarella dhe Ministren e Universitetit dhe Kërkimit Shkencor znj. Maria Cristina Messa, të cilët do të zhvillojnë vizitën e parë zyrtare në Shqipëri”, shkruan Kushi.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ard: 08/09/2022 00:45

    dmth, presidentin e pret ministrja e arsimit !!! Me te trashe nuk beheni dot.... po si or rrypa, ju vjen presidenti i Italise dhe ju nuk levizni sumen nga vendi ?

    Përgjigju
  • pola: 07/09/2022 22:40

    erdhi edhe ky mbas sorekes qe te gjej nai pjeshk per ta lepir

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?