Jorida Tabaku është shprehur se duhen lënë mënjanën batutat dhe shakatë kur flitet për zgjedhjen e presidentit. Sipas saj, është e bindur që mazhoranca është e gatshme të kapë cdo lloj pushteti dhe insistimit për të folur me emra për kandidatët për president i quan si “lojë kungulleshkash”.
“Konferencat e kryetarëve duket se janë kthyer në terapi grupi. Nuk kam qenë ndonjëherë më e keqardhur se dita e djeshme kur lexoja se dështoi raundi i parë. Për mua është hera e parë që marr pjesë në zgjedhjen e presidentin dhe kur parlamenti dështon, më vjen shumë keq që jam deputete e parlamentit dhe i ofruam qytetarëve dje atë pamje të parlamentit shqiptar.
Nuk e kam dilemën që jeni të gatshëm të kapni çdo lloj pushteti. Nëse doni të bëni lojë kungulleshkash me emrat, përgjigjen e dhatë dje ju me kryeministrin. Nuk besoj se duhet t’i diskutojmë pikat një nga një. T’i lëmë batutat dhe shakatë se po zgjedhim presidentin. Jam e sigurt që ashtu siç është bërë kushtetuta, jua ka dhënë mekanizmin në dorë që të vazhdoni siç e kishit në plan. Nëse do vazhdoni vetë, vendosni ultimatume, nuk kemi asnjë mënyrë për t’ju kufizuar e për t’ju vendosur detyrime”, tha Tabaku.
Lajmi kryesor:
Presidenti i ri/ Raundi i dytë në 23 maj! Balla-opozitës: Takohemi në 18:00 dhe të dalim me një emër të hënën! Alibeaj: Jo në skuta të errëta, por në sytë e shqiptarëve
//ReportTv.al