Presidenti i ri/ Beqiri në 'Repolitix': 'Vetting' kandidatëve për president! Kume: E pamundur! Skënderi: Procesi, populizëm i frikshëm! Muça: Është transparencë

20 Prill 2022, 22:21| Përditesimi: 20 Prill 2022, 22:46

  • Share

TIRANË- Cilido që do pranojë të kandidojë për president të Republikës duket të kalojë në filtër, një sitë të imtë të vettingut, që do të tregojë se kush është më i miri për të drejtuar vendin 5 vitet e ardhme, Ky propozim ka ardhur nga avokati Idajet Beqiri në emisionin 'Repolitix' në Report Tv, të gazetarit Denis Minga. Ai ka dhënë detaje se si duhet të funksionojë ky proces.

"PS i nxori 67 emra që mendon se janë kandidatë të mundshëm.  Duhet transparencë dhe se si do të zhvillohet më tej ky proces, jam i bindur që puna e parë që duhet të bëjnë këto 67 duhet të kalojnë 'Vettingun', të kalohet në filtër, është kryetari i shtetit,  kush është, nga ka ardhur, SHISH t'i japë informacione, DSIK duhet të veprojë, asnjëri të mos kalojë në tryezën e bisedimeve pa i  bërë vetting, kanë dalë disa të vetëshpallur, duhet të jenë të prekur në këtë vetting. Kush i propozon duhet t'i kalojë në filtra", tha Beqiri.

Mirëpo, ish-kreu i KQZ-së, konstutocialisti Kristaq Kume, e cilëson si një proces të pamundur.

"E pa mundur që të realizohet", tha Kume.

Analisti Arben Skënderi, përtej Vettingut në politikë, e ka konsideruar të gabuar strategjinë e përdorur nga PS-ja për t'i mëshuar kaq "presidentit të popullit", sipas së cilit është një populizëm për të manipuluar opinionin publik.

"Pse po përdoret kjo fushatë marketingu për presidentin e shtetit. Po jetojmë në disa formate populizmi të frikshme, flasim për një parti serioze që po drejton vendin, në të njëjtën kohë kemi të bëjmë me kulte individi, këto formate populizmi, manipulim të opinionit publik, në popullata të drobitura si e jona bënë dëme të mëdha, se pjesa më e madhe vetëshpallet, dhe e besojnë, i lënë një dritë të hapur çdo budallai që është i mençur", tha Skënderi.

Megjithatë, nuk ka qenë i këtij mendimi Kryeredaktori i Lexo.al, Flogert Muça i cili tha se kjo është për realizimin e një procesi trasparent, që nuk është bërë më parë.

"E ka bërë për veten e saj për të treguar se ku janë, janë të padëmshme, para se të shkojmë te emrat, duhet të ketë kritere, tranparencë, të krijohet identikiti dhe pastaj të shkojnë te emrat", tha Muça.

Nga të gjithë emrat e propozuar nga deputetët e Partisë Socialiste për Presidentin e ri, 67 prej tyre janë seleksionuar nga grupi negociator për t'u diskutuar më tej mes vetë mazhorancës. Ndërkohë, sot u arrit dakordësia mes palëve që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet rreth datave 4-6 maj, dhe jo 29 prill siç socialistët e kishin planifikuar më herët. 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?