Bota

Presidenti i PE David Sassoli shtrohet në spital me pneumoni

20 Shtator 2021, 20:13| Përditesimi: 20 Shtator 2021, 20:14

  • Share

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli  është shtruar në Spitalin Civil të Strasburgut  me pneumoni, që sipas mjekëve nuk ka lidhje me pandeminë COVID-19.

Ai është shtruar më 15 shtator, pasi ishte ndjerë keq. Sipas një deklarate nga zëdhënësi i tij, ai po merr trajtimin e duhur.

"Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli u dërgua në Spitalin Civil në Strasburg të mërkurën më 15 Shtator. Pas ekzaminimeve të nevojshme mjekësore, ai u diagnostikua me pneumoni dhe po trajtohet. Aktualisht ndodhet në gjendje të mire”, tha zëdhënësi i tij.

65-vjeçari italian është ankuar për ethe dhe i është dashur të largohet nga seanca parlamentare duke e lënë përgjysmë gjatë fjalimit të presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?