Presidenti Stevo Pendarovski

Presidenti i Maqedonisë së Veriut: Rusia po i keqpërdor protestat e Shkupit, situata e sigurisë në vend po përkeqësohet

8 Korrik 2022, 20:12| Përditesimi: 8 Korrik 2022, 22:13

  • Share

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka deklaruar se Federata Ruse po keqpërdor faktin se qytetarët po protestojnë në mënyrë legjitime kundër propozimit francez.

Pendarovski këtë koment e bëri gjatë një interviste në Tv21, ku mes shumë temave, foli edhe për situatën me protestat e opozitës maqedonase.

Sipas tij, situata e sigurisë në Maqedoni sa vjen e po përkeqësohet.

“Ajo që di dhe marr nga autoritetet e sigurisë është se ka elementë që na vijnë nga rajoni! Maqedonia aktualisht është nën sulme hibride të intensifikuara të ngjashme me nivelin që kishim në vitin 2018”, tha Pendarovski.

Ai shtoi se kjo nuk ka të bëjë fare me protestuesit.

“Palët e treta, konkretisht Federata Ruse, po keqpërdorin faktin se qytetarët po protestojnë në mënyrë legjitime kundër propozimit francez”, theksoi Pendarovsi.

Protestat e opozitës prej disa netësh kanë shkaktuar trazira në kryeqytetin e Maqedonisë, duke shkaktuar zjarrvënie, lëndime të punonjësve policorë, dëmtim të pronave publike dhe private si dhe shumë veprime të tjera joetike.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 09/07/2022 01:23

    Balkani serborus o mjerana do ua haj kokën serborusia ështé në protesta o mjerana falenderoju Edvin shkjaut shqipfolës o mjeran. Thuash jo Vucicit dhe Edvin shkjaut shqipfolës në daqi shpëtim…!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?