Foto nga Gaza

Presidenti i Kryqit të Kuq: Konflikti në Gaza është një dështim moral i komunitetit ndërkombëtar

19 Dhjetor 2023, 16:10| Përditesimi: 19 Dhjetor 2023, 16:54

  • Share

1702395234_gaza.jpg

Foto nga Gaza

Konflikti në Gaza është një "dështim moral" i bashkësisë ndërkombëtare, u tha gazetarëve të martën presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, duke u kërkuar të gjitha palëve që të arrijnë një marrëveshje të re për të ndaluar luftimet.

"Unë fola për dështimin moral sepse çdo ditë që kjo vazhdon është një ditë më shumë që komuniteti ndërkombëtar ka dëshmuar se nuk është në gjendje t'i japë fund niveleve kaq të larta të vuajtjeve dhe kjo do të ndikojë në brezat jo vetëm në Gaza", tha presidentja e KNKK-së Mirjana Spoljaric. 

Ajo po ashtu shtoi: “Nuk ka asgjë pa një marrëveshje mes dy palëve, ndaj i bëjmë thirrje që të vazhdojnë negociatat dhe të vazhdojnë të lehtësojnë hapësirën që na nevojitet për të operacionalizuar lirimin (të pengjeve dhe të arrestuarve)".


Lajmi kryesor:

Lufta/ Herzog: Izraeli gati për një pauzë të re humanitare ndaj lirimit të pengjeve! Houthi: Ne do të sulmojmë në Detin e Kuq çdo 12 orë


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?