Charles Michel pozitiv për hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut në BE teksa Shkupi ende nuk ka konfirmuar propozimin e Macron

5 Korrik 2022, 15:56| Përditesimi: 5 Korrik 2022, 18:07

  • Share

President i Këshillit Evropian, Charles Michel me anë të një postimi ne Twitter është shprehur pozitiv sa i përket procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE.

Në një video qe ka publikuar ne rrjetin social, Michel duket me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski.

'Ju jeni duke vendosur për të ardhmen tuaj dhe në hapat kryesorë të ardhshëm. Maqedonia e Veriut bën pjesë në BE. E ardhmja juaj është me ne. Së bashku jemi në prag të një përparimi të mundshëm në procesin e anëtarësimit të vendit tuaj në BE.'-shkruan Michel. 

Pavarësisht gatishmërisë së presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel, propozimi francez ka 'ndezur' reagime në Maqedoninë e Veriut.

Disa pretendime të ardhura nga kreu opozitar në Maqedoninë e Veriut, Hristijan Mickoski ka ngritur dyshime për propozimin francez si të papranueshëm duke shtuar se cenon identitetin, duke i dhënë përparësi gjuhës bullgare.

Edhe pse kryeministri i vendit u shpreh se propozimi do të kalojë në proces të gjatë konsultimi kreu i opozitës i jep të drejtën shtetit Bullgar të ndryshojë libra dhe të shkruajë sipas diktatit bullgar. Ai pohoi gjithashtu se ky propozim u fsheh nga qeveria.

Aty ku dukej se propozimi francez ngjalli debate vetëm në palët kundërshtare të partive, qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë ngritur në 'këmbë' për të tretën ditë radhazi kundër propozimit francez për zgjidhjen e ngërçit midis RMV-së dhe Bullgarisë.  

Protestuesit në Shkup kundërshtojnë propozimin e Macronit për heqjen e vetos bullgare, pasi pretendojnë se propozimi francez lejon “bullgarizimin” e Maqedonisë së Veriut dhe nuk  njeh as gjuhën e as historinë maqedonase, dhe kërkojnë që ai të refuzohet nga ekzekutivi, ndërkohë që kryeministri Dimitar Kovaçevski, e ka përshkruar si “bazë të fortë për ndërtimin e një qëndrimi për mundësi të hapjes së shtetit tonë”.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?