Presidenti i KE pritet të udhëtojë në dhjetor drejt Kinës

24 Nëntor 2022, 12:33| Përditesimi: 24 Nëntor 2022, 16:43

  • Share

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, do të udhëtojë në Pekin më 1 dhjetor për t'u takuar me presidentin kinez Xi Jinping.

“Ne do të diskutojmë sfidat globale si dhe çështjet me interes të përbashkët”, nënvizoi kreu i këshillit që përfaqëson 27 vendet anëtare të BE-së në një postim në Twitter.

Vizita në Pekin zhvillohet pas diskutimit strategjik të Këshillit Evropian për marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me Kinën në tetor, raportojnë mediat e huaja.

Në sfondin e një mjedisi të tensionuar gjeopolitik dhe ekonomik, vizita është një mundësi në kohë për BE dhe Kinë për t'u angazhuar. 

Udhëheqësit e BE-së dhe kinezëve do të diskutojnë sfidat globale si dhe tema me interes të përbashkët.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?