Presidenti i Izraelit mesazh në seancën për viktimat e Holokaustit: Shqipëria shpëtoi hebrenjtë, vlerësoj rolin e saj në luftën kundër antisemitizmit

26 Janar 2023, 11:22| Përditesimi: 26 Janar 2023, 11:30

  • Share

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog ka përshëndetur seancën që mbajti Kuvendi i Shqipërisë në nder të viktimave të Holokaustit. Presidenti Herzog vlerësoi rolin e Shqipërisë në mbrojtjen e hebrenjve. Nga ana tjetër, presidenti izraelit ka shprehur gatishmërinë për t ëmbëhstetur Shqipërinë në forcimin e sigurisë kibernetike pas sulmit nga Irani.

“Këtë seancë e përshëndet edhe Presidenti i Izraelit Isaac Herzog. Në një letër drejtuar kryetares së Kuvendit, Presidenti shpreh mirënjohjen e Izraelit dhe qytetarëve për vendimin kurajoz dhe domethënëse të Kuvendit të Shqipërisë për të përkujtuar Ditën ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokausit, kapitull i tmerrshëm në historinë e njerëzimit. Presidenti Herzog vlerëson lidhjen e fortë të shtetit të Izraelit me Republikën e Shqipërisë. Kur kujton se vendi ynë shpëtoi hebrenj gjatë holokaustit, vlerëson kontributin e Shqipërisë në luftën kundër antisemitizmit dhe përpjekjet për edukimin e brezave që mos ti harrojnë mësimet e historisë. Presidenti rikonfimon mbështetjen e Izraelit për përballimin e sulmeve të egra kibernetike ndaj Shqipërisë dhe vullnetin për fuqizimin e marrëdhënieve tona dy palëshe”, tha Nikolla teksa lexoi letrën e presidentit Herzog.


Lajmi kryesor:

Kuvendi përkujton viktimat e Holokaustit! Kryetari i Kuvendit të Izraelit: Shqipëria, lider në Ballkan për luftimin e anti-semitizmit! Nikolla: Krah hebrenjve


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?