Presidenti i Interit 'kërcënon' City-n, Zhang: S'i kemi frikë, trofeu nuk është i pamundur

9 Qershor 2023, 12:02| Përditesimi: 9 Qershor 2023, 14:26

  • Share

Interi dhe Manchester City përballen nesër në 21:00 në finalen e madhe të Champions League. Dueli i Stambollit është komentuar edhe nga presidenti i Interit. Steven Zhang si fillim vlerëson kundërshtarin, duke thënë se të tijtë kanë bërë mirë kundër skuadrave të mëdha.

“Unë e respektoj thellësisht Cityn, një ekip madhështor. Por ne kemi cilësinë për t’u përballur me ta. Vitet e fundit, sa më e lartë të jetë forca e kundërshtarit, aq më mirë luajmë ne. Interi kundër skuadrave të mëdha ka bërë shumë mirë, por ndaj atyre më pak konkurruese kemi humbur pikë herë pas here", tha fillimisht Zhang.

Presidenti bashkohet me mendimin e trajnerit Inzaghi, duke thënë se nuk kanë frikë për të luajtur një ndeshje të tillë.

"Kam menduar shumë herë në kokën time se si do të ishte të fitojë një Champions League. Megjithatë, tani që jemi në finale, të gjithë ne në klub kemi një dëshirë të jashtëzakonshme për të provuar dhe ne jemi të bashkuar. Siç tha Inzaghi, ne nuk kemi frikë, ka vetëm emocione të mëdha për të luajtur këtë ndeshje. Ne besojmë në të”, është shprehur presidenti i Interit, Zhang.

S.DH//ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 09/06/2023 12:17

    SPERIAMO CHE DIO LO PORTA BENE PER LA MIA I N T E R AMALA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?