Presidenti i Institutit Republikan Amerikan mesazh Bashës: Të gatshëm tju ndihmojë për organizimin e partisë

2 Shtator 2023, 12:30| Përditesimi: 2 Shtator 2023, 15:05

  • Share

Presidenti i Institutit Republikan Amerikan (IRI), Daniel Tuining përshëndeti kreun e PD-së, Lulzim Basha. Nëpërmjet një video-mesazhi Tuining tha se Shqipëria përballet sot me çështje që kërcënojnë demokracinë.

'Shqipëria përballet sot me çështje që kërcënojnë demokracinë dhe rrugëtimin e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian, duke përfshirë këtu korrupsionin, migracionin gjithnjë e në rritje të rinisë shqiptare, pasigurinë ekonomike, dhe influencën e aktorëve të huaj malinj. IRI eshte I gatshem tju ndihmoje ne kete perpjekje dhe është momentalisht duke punuar me partitë politike në nivel lokal për të forcuar lidhjen e tyre me bazën dhe zhvillimin programor. Ne e mirëpresim pjesmarrjen e Partisë Demokratike dhe presim me padurim të vazhdojmë tju ndihmojmë në rrugën e refomave demokratike.'- tha Daniel Tuining.


Lajmi kryesor:

"Shqipëria ka nevojë për një parti të fuqishme", forcat politike që përshëndetën Kuvendin e PD, nga SHBA te Britania e Italia


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?