Rudiger dhe Militao, dy mbrojtësit e Real Madrid

Presidenti i infektuar me COVID! Ancelotti me ‘dhimbje koke’ për Barcelonën, rrezikon edhe një mbrojtës

9 Tetor 2023, 10:49| Përditesimi: 9 Tetor 2023, 10:52

  • Share

Real Madrid rrezikon të shkojë i gjymtuar në ‘El Clasico-n’ kundër Barcelonës me 28 tetor. ‘Galaktikët’ pritet të vuajnë shumë në mbrojtje, pasi kanë të konfirmuar Militao-n e dëmtuar dhe Nacho-n të pezulluar.

Megjithatë listës rrezikon ti shtohet edhe Rudiger, pasi gjermani është një karton larg pezullimit. Sipas të gjitha gjasave ai do jetë në fushë kundër Sevillia-s dhe duke parashikuar itensitetin e ndeshjes nuk do ishte çudi nëse mbrojtësi do ndëshkohej. Nëse kjo do ndodhte atëherë Ancelotti-t pothuajse do ti mungonte një repart i tërë.

Megjithatë te Reali për momentin ka edhe një çështje që ka të bëjë me COVID. Klubi madrilen ka njoftuar se presidenti Fiorentino Perez është infektuar sëfundmi.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?