Sport

90-vite FSHF si anëtarë e FIFA-s, presidenti Gianni Infantino mbërrin në Tiranë, takohet me Ramën në kryeministri

29 Shtator 2022, 14:11| Përditesimi: 29 Shtator 2022, 17:47

  • Share

TIRANË- Presidenti i FIFA-së Gianni Infantino ka mbërritur në kryeministri, ku ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama.  Takimi ka zgjatur për rreth 1 orë, ndërsa më pas në orën 18:00, Infantino dhe Rama do të jenë në zyrat e FSHF-së.

Vizita e Infantinos në Tiranë, është në kuadër të 90-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në FIFA, si dhe inaugurimin e Shtëpisë së Futbollit.

'Shtëpia e Futbollit', kompleksi në të cilin ndodhet edhe selia e FSHF-së, është thuajse drejt përfundimit së bashku me dy mini-stadiumet, që shumë shpejt do të hapin dyert për ekipet kombëtare të Shqipërisë e ofrojnë një infrastrukturë bashkëkohore me të gjitha kushtet që kanë stadiumet më moderne.

Një investim madhor i FIFA-s e që i jep ekipeve kombëtare të moshave një shtëpi dinjitoze ku talentet e reja kanë të gjitha ambientet e nevojshme.

Vijon...

Ora 17:44
Rama takon presidentin e FIFA-s Gianni Infantino

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Presidentin e FIFA-s Gianni Infantino, teksa në rrjetet sociale ka publikuar edhe foto. 

Në takim ishte dhe legjenda e skuadrës së Interit Youri Djorkaeff

“Me Presidentin e FIFA-s Gianni Infantino, një mik i mirë që na nderon sot me vizitën e skuadrës së tij, ku shkëlqen prania e legjendës së Interit, Youri Djorkaeff”, shkruan Rama.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 03/10/2022 13:30

    Çfar ka ky që i fut hundët në FSHF, pse e ka kriminalizuar edhe futbollin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A do e bëjë më efikase luftën ndaj korrupsionit Komisioni i Posaçëm?