Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Klima e biznesit rënie, por të ardhmen e shohim pozitive

29 Qershor 2020, 11:34| Përditesimi: 29 Qershor 2020, 11:39

  • Share

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Eni Jaço u shpreh se klima e biznesit në Shqipëri ka pësuar rënien më të madhe të indikatorëve. Ai tha se numri i anëtarëve të Dhomës Amertikane të Tregtidsë që e shikojnë klimën të pafavorshme është dyfishuar, ndërsa shpjegoi edhe më qartë shkaqet.  Megjithatë Jaço tha se SHBA dhe BE po rimodelojnë tregtinë globale dhe Shqipëria mund të përfitojnë nga kjo situatë.

"Rezultatet nuk janë të mira ka rënie të indeksit me 5% që përbën uljen më të madhe teë 8 viteve. Nga 43% në 2018 ka rënën në 38% në 2019. Luhatja e indeksit kategorizohet në një klimë e pafavorshme. 68% e kompanive e konsiderojnë klimën në Shqipëri të pafavorshme, 26% e konsiderojnë neutrale dhe 6% të favorshme. Kemi 23 indikatorë që janë përkeqësuar (klima politike përbën indeksin më i ulët, klima e biznesit ka pësuar rënien më të madhe me 10%). Numri i anëtarëve që e shikojnë klimën në Shqiperi të pafavorshme është dyfishuar. Doganat dhe tatimet kanë pasur performacë të këndshme, pasi bashkëpunimi me bizneset amerikane ka qenë e mirë me 60%.

Indikatori më i mirë është ai i energjisë elektrike, dhe reformat në energji ka qenë serioze dhe e qëndrueshme. Anëtarët tanë e shohin të ardhmen pozitive, me gjithë problemet ato prapë janë optimist. Tërmeti dhe pandemia përfaqësojnë një kërcënim të paprecedentë për ekonominë shqiptare. Dallojmë një ridimensionimin me tregjet e huaja. SHBA dhe BE po rimodelojnë tregtinë globale dhe Shqipëria mund të përfitojnë nga kjo situatë. Në ketë moment duhet të punojmë së bashku, më së shumti sektori privat me administratën, për të krijuar një ambient të qetë biznesi" tha ai në konferencën me temë 'Rritja ekonomike fillon me klimën e biznesit' të organizuar nga institucioni që drejton, ku u prezantua indeksi i biznesit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?