Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro është testuar pozitiv për testin Covid-19

7 Korrik 2020, 17:35| Përditesimi: 7 Korrik 2020, 19:48

  • Share

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro është testuar pozitiv për testin Covid-19.

Këtë e bëri të ditur vetë Bolsonaro, i cili do të ndjehej keq pas një feste në shtëpinë e ambasadorit Amerikan.

Më herët, Presidenti Bolsonaro kishte pranuar publikisht se ishte me simptomat e koronavirusit, i është nënshtruar kryerjes së testit të tamponit  dhe se po merrte hidroksilklorinë, si edhe idhulli i tij, presidenti amerikan Donald Trump.

Brazili është një nga vendet më të prekura në botë nga pandemia por që nga fillimi i emergjencës shëndetësore, Bolsonaro e ka minimizuar situatën duke e përcaktuar koronavirusin pak më shumë se një "grip".

Vetëm tre ditë më parë, presidenti kundërshtoi një projekt-ligj që impononte përdorimin e maskave në burg dhe në strukturat e mirëqenies sociale, duke vendosur kufij të ndryshëm në rregullat e reja.

Javët e fundit ai u shfaq në protestat anti-karantinë dhe u përplas me guvernatorët e shteteve që kanë marrë masa të bllokimit dhe izolimit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?