Presidenti i Brazilit fiton betejën me Covid-19, Bolsonaro njofton shërimin e tij

25 Korrik 2020, 19:16| Përditesimi: 25 Korrik 2020, 19:20

  • Share

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka njoftuar se ka fituar betejën e tij me COVID-19, duke dalë negativ në testin e tij të katërt. Bolsonaro më 7 korrik tha se kishte virusin dhe ditën e mërkurë, në testin e tretë të kryer, rezultoi pozitiv. Por ditën e sotme presidenti brazilian në një postim në facebook shkruan se është shëruar dhe ka dalë negativ ndaj COVID-19.

Bolsonaro postoi gjithashtu një foto të vetes me një kuti të ilaçit anti-malarie hidroksilklorine, megjithëse shkencërisht nuk është provuar ende se ky ilaç është efektiv ndaj koronavirusit.

Brazili është kthyer në një nga epiqendrat e shpërthimit të virusit ku në vend janë regjistruar 85 238 vdekje gjithsej dhe 2 343 366 raste të konfirmuara.

Të hënën, dy ministra të tjerë në kabinetin e Presidentit brazilian thanë që kanë testuar pozitivë me COVID-19, ministri i Shtetit, 65-vjeçari Onyx Lorenzoni dhe Milton Ribeiro, ministrin 62-vjeçar i Arsimit.

Postimi i presidentit të Brazilit, Jair Bolsonaro

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?