Presidenti azer, Ilham Alyiev

Presidenti i Azerbajxhanit vizitë zyrtare në Shqipëri, mbërrin të martën në Tiranë me ftesë të Begajt

11 Nëntor 2022, 16:58| Përditesimi: 11 Nëntor 2022, 17:59

  • Share

Ditën e martë presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Alyiev do të vizitojë Shqipërinë me ftesë të presidentit shqiptar, Bajram Begaj.

Në të njëjtën ditë, ai do të takohet me Begajn i cili do ta presë presidentin azer me ceremoni zyrtare shtetërore. Kjo konsiderohet si një vizitë historike, duke qenë se është hera e parë që presidenti azer mbërrin në Shqipëri.

Në 14 prill të këtij vitit, kryeministri, Edi Rama zhvilloi një vizitë në Azerbajxhan ku deklaroi se ekspertë turq dhe azerë mund të punonin për ndërtimin e një rafinerie gazi në Shqipëri. Lidhur me këtë çështje ai pati edhe një takim me presidentin Aliyev në Baku të Azerbajxhanit.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nxjd: 11/11/2022 18:19

    Goxha vizite. Nje diktator do takoje nje lolo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?