Presidenti Hashim Thaçi i kërkon kryeministrit Albin Kurti heqjen e taksës ndaj Serbisë: Konfrontimi me SHBA-në gabim i pafalshëm

10 Mars 2020, 16:02| Përditesimi: 10 Mars 2020, 16:04

  • Share

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka qenë i ashpër ndaj Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti të cilës i ka kërkuar që të mblidhet dhe të marrë vendimin për heqjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe, sipas kërkesave zyrtare të SHBA-së.

Thaçi në një spotim në Facebook, ka lënë të nënkuptohet se po kërkon heqjen e menjëhershme të taksës, si edhe po insiston SHBA-ja, dhe ka akuzuar kryeministrin Kurti se me qasjen e treguar ndaj SHBA-së po vihet në pikëpyetje edhe e ardhmja e Kosovës.

Ai ka thënë se konfrontimi me SHBA-në është gabim i pafalshëm për Kosovën.

Postimi i plotë i Hashim Thaçit në Facebook:

Si President i Republikës së Kosovës i kërkoj urgjentisht Qeverisë së Republikës së Kosovës, që të mblidhet dhe të marrë vendime në përputhje me kërkesat zyrtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mjaft e keni cenuar lidhjen tonë speciale me SHBA-në, pa të cilën nuk do ta kishim as lirinë, as shtetin dhe as të ardhmen. Me këtë qasje po vihet në pikëpyetje edhe vetë e ardhmja e shtetit tonë.

Të gjithë ne, krerë institucionesh, liderë politikë apo qeveri, jemi të zëvendësueshëm. Por, jetike dhe të pazëvendësueshme për Republikën e Kosovës janë vetëm raportet me SHBA-në. Konfrontimi me SHBA-në është shumë i dëmshëm dhe një gabim i pafalshëm në historinë moderne të Kosovës.

Komento

Komente

  • Kosovari: 11/03/2020 08:50

    Vetem Serbia e Rusia jane dashamires te izolimit tone me SHBA-t.Ata do kishin dhenwe shuma te mdha per te ndosur kjo qe ndodhi,pa dhene ata asnje lek e asnje pulle.Kete po e bejme ne me nje "krenari-kokorizje" te gjelit ne pleh.Ne me amarikanet na lidh historia qe nga 1912 e kendej,por edhe me heret.Nuk goxojme te shkelim mbi traditen positive historike e kombetare,Ndysh dali rewbel te pakrip dhe naiv primitiv.Albini dhe te tjeret rreth Tij,nuk I takojne kesaj kategria,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?