Presidenti francez Emmanuel Macron

Presidenti francez Macron paraqet një projekt-ligj të ri për eutanazinë

11 Mars, 16:59| Përditesimi: 11 Mars, 17:02

  • Share

Presidenti francez Emmanuel Macron do të paraqesë një projekt-ligj për vdekjen e asistuar në parlament në muajin maj.

Presidenti Macron deklaroi se ‘’legjislacioni i ri do të kufizohet vetëm për të rriturit që vuajnë nga një sëmundje e pashërueshme, të cilët pritet të vdesin në një periudhë afatshkurtër ose afatmesme” si dhe ata që ‘’vuajnë nga dhimbje fizike ose psikologjike të patrajtueshme”.

Masa mund ta bëjë Francën vendin e ardhshëm evropian që legalizon eutanazinë për pacientët me sëmundje terminale.

Deri më tani, një ligj francez i vitit 2016 i lejon mjekët të mbajnë pacientët me sëmundje terminale të qetësuar para vdekjes, por nuk lejojnë asistimin e vetëvrasjes dhe eutanazisë./ atsh

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?