Erdogan, Putin dhe Macron

Presidenti Erdogan bisedë telefonike me Putin e Macron, kërkohet bashkëpunim mes vendeve në luftën kundër COVID-19

21 Prill 2020, 22:55| Përditesimi: 21 Prill 2020, 23:00

  • Share

Presidentin i Turqisë Rexhep Tayyip Erdogan ka zhvilluar dy biseda telefonike me presidentin francez Emmanuel Macron dhe me presidentin e Rusisë Vladimir Putin.

Diskutimi u përqëndrua në një sërë çështjesh që lidhen me përhapjen e koronavirusit.

Presidentët shprehën gatishmërinë e tyre për të krijuar bashkëpunim në luftën kundër infeksionit, përfshirë përmes ministrive të shëndetësisë dhe agjencive të tjera përkatëse dhe të vazhdojnë koordinimin e ngushtë për të siguruar kthimin e qytetarëve në vendet e tyre.

Presidentët e Rusisë dhe Turqisë patën një shkëmbim të hollësishëm të pikëpamjeve mbi zhvillimet në Siri, përfshirë zbatimin e marrëveshjeve për zonën e Idlibit, kryesisht Protokollin Shtesë të Memorandumit të Soçit të 17 shtatorit 2018, të miratuar në Moskë në 5 Mars në vitin 2020.

Nevoja për pajtim të pakushtëzuar me parimet e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës Arabe Siriane u riafirmua.

Përveç kësaj, çështjet aktuale të bashkëpunimit ruso-turk janë adresuar, kryesisht në sferën tregtare dhe ekonomike, përfshirë zbatimin e projekteve të përbashkëta në sektorin e energjisë bërthamore dhe zgjerimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe transport.

Komento

Komente

  • Cncmcmcm: 21/04/2020 23:06

    Ca eshte ky lajm turkofil? Kush po e vret ca ben erdogani mor turkoshage?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?