Xhamajka përgënjeshtron lajmin se ka njohur shtetin e Kosovës, Thaçi: Vlora Çitaku përgjegjëse për skandalin

21 Shkurt 2020, 11:16| Përditesimi: 21 Shkurt 2020, 15:02

  • Share

Dje në Kosovë u njoftua se Xhamajka ka njohur Kosovën si Shtet, lajm i cili u përshëndet nga  të gjitha institucionet, përfshi Presidencën, Kuvendin si dhe Kryeministrinë. Por nuk kaloi shumë kohë dhe Ministrai e Punëve të Jashtme e Xhamajkës bëri me dije se lajmi nuk ishte i vërtetë.

Pas lajmit se Xhamajka nuk e ka njohur shtetin e Kosovës kanë reaguar sot nga institucioni i presidencës.  Nga zyra e Hashim Thaçit kanë deklaruar se përgjigje për këtë temë duhet të japin në MPJ.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ishte i pari që dha lajmin se Xhamajka e ka njohur pavarësinë e shtetit të Kosovës. Ai tha se për këtë e ka lajmëruar ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Mirëpo, ky lajm vetëm pak orë më vonë u përgënjeshtrua nga Ministrja e Punëve të Jashtme të Xhamajkës që ka mohuar se vendi i saj ka njohur Kosovën.

Nga zyra e presidentit kanë deklaruar se për njohjen janë lajmëruar nga Çitaku, derisa për informacione tjera kanë thënë se duhet që të flasin në MPJ.

“Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës është njoftuar mbrëmë zyrtarisht nga Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, për njohjen nga shteti i Xhamajkës. Të njëjtin njoftim, ambasadorja e ka dërguar edhe në Zyrën e Kryeministrit dhe të Ministrit të Punëve të Jashtme. Presidenti këtë njoftim e ka bërë publik përmes profilit të tij në Tëitter. Për informacione tjera, luteni t’i drejtoheni Ministrisë së Punëve të Jashtme”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Informimit të Presidencës.

Lajmin për njohjen e shtetit të Kosovës nga Xhamajka mbrëmë e përshëndetën të gjithë liderët në vend. Sot ndërkaq, ende nuk ka pasur reagim nga kryeministri apo liderët tjerë.

Komento

Komente

  • Proka: 21/02/2020 20:33

    Ky eshte autogoli i Thacit, deshi te behej hero me lajme frake ,i mbeti sharra ne gozhde dhe tani po mundohet te laje m....te me uri...e. Debil

    Përgjigju
  • Kafsha: 21/02/2020 13:42

    Të filloje tani draperi! Kositni bajgat!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?