Presidenti brazilian Luiz Inàcio Lula da Silva

Presidenti brazilian: Të krijojmë grup negociatorësh për të ndalur luftën në Ukrainë

11 Shkurt 2023, 09:26| Përditesimi: 11 Shkurt 2023, 09:28

  • Share

Presidenti brazilian Luiz Inàcio Lula da Silva i sugjeroi homologut të tij në Shtëpinë e Bardhë se duhet të gjejnë një mënyrë për të ndaluar luftën në Ukrainë dhe sipas tij kjo mënyrë është formimi i një grupi negociatorësh, të cilët nuk janë të përfshirë drejtpërdrejtë ose në mënyrë indirekte me luftën në Ukrainë.

"Unë fola me Presidentin Biden për nevojën për të krijuar një grup vendesh që nuk janë të përfshirë drejtpërdrejt ose tërthorazi në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, në mënyrë që të mund të gjejmë mënyra për të bërë paqe," u tha Lula gazetarëve në fund të takimitnë Shtëpinë e Bardhë.

Propozimi i tij është të formohet "një grup negociatorësh, të cilët gëzojnë “besimin e të dyja palëve", sepse "prioriteti është përfundimi i luftës dhe më pas të negociohet se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por së pari" duhet të ndaloni të shtënat, përndryshe atje nuk do të ketë zgjidhje”. Lula theksoi mundësinë për të formuar këtë grup me homologun e tij francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe njoftoi se do ta diskutojë këtë në mars me liderin kinez Xi Jinping.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Ndërprerje të gjera pas sulmeve raketore ruse! Kievi: Negociatat me Moskën nuk diskutohen


F.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?