Presidenti Biden uron 16-vjetorin e pavarësisë së Kosovës: Përmbushni obligimet e dialogut me Serbinë

16 Shkurt, 14:00| Përditesimi: 16 Shkurt, 18:01

  • Share

Mes marrëdhënieve të tensionuar të partneritetit, Presidenti amerikan, Joe Biden, uroi Kosovën për 16-vjetorin e shpalljes së pavarësisë duke sqaruar se SHBA dhe Kosova ndajnë një miqësi dhe partneritet të qëndrueshëm “të forcuar nga vizioni ynë i përbashkët për një rajon më paqësor, më të sigurt dhe më prosperues”.

Në një letër dërguar Presidentes Vjosa Osmani, Biden i inkurajoi në Kosovë përmbushjen e gjitha obligimeve nga dialogu për normalizim të raporteve me Serbinë.

“Ne vazhdojmë të mbështesim përpjekjet e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja drejt arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizim me Serbinë – një hap i rëndësishëm drejt njohjes eventuale reciproke”, tha Biden.

Ditë më parë, Biden uroi Serbinë për ditën e shtetësisë ku gjithashtu inkurajoi Serbinë që të bëjë hapa përpara, “përfshirë edhe kompromise kur është e nevojshme”, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?