Joe Biden

Bota

Presidenti Biden rezulton pozitiv me Covid-19, njoftimi: Do të izolohet dhe do të vijojë punën nga Shtëpia e Bardhë

21 Korrik 2022, 16:32| Përditesimi: 22 Korrik 2022, 08:11

  • Share

Presidenti amerikan Joe Biden ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Në një njoftim nga Shtëpia e Bardhë thuhet se ka simptoma të lehta të virusit dhe mund të vijojë punën nga shtëpia.

79-vjeçari, i cili është i vaksinuar dhe ka marrë dy herë injeksione përforcuese, do të izolohet në Shtëpinë e Bardhë dhe do të vazhdojë të kryejë të gjitha detyrat e tij, thuhet në një deklaratë.  Në takime do të marrë pjesë duke zhvilluar biseda telefonike dhe lidhje me video përmes Zoom.

Presidenti i SHBA po mjekohet me ilaçin antiviral Paxlovid.

"Ai është i vaksinuar katër herë kundër Covid-19 dhe ka simptoma shumë të lehta," thuhet përmes një deklarate.

“Në përputhje me udhëzimet e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ai do të izolohet në Shtëpinë e Bardhë dhe do të vazhdojë të kryejë detyrat e postit gjatë kësaj kohe”, vazhdon deklarata e Shtëpisë së Bardhë.

Zonja Jean-Pierre tha se presidenti Biden kishte folur me stafin e tij me telefon dhe do të vazhdojë të marrë pjesë në takime në distancë derisa të shërohet.

Shtëpia e Bardhë, ndërkohë do të japë informacione të rregullta për shëndetin e presidentit, tha zonja Jean-Pierre.

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?