Presidenti Biden ndalon vendimin e Trump! "Ngrin" tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania

4 Shkurt 2021, 20:55| Përditesimi: 4 Shkurt 2021, 21:04

  • Share

Presidenti Joe Biden do të "ngrijë" tërheqjen e trupave amerikane nga bazat amerikane në Berlin, ky vendim ishte marrë nga presidenti Donald Trump gjatë qëndrimit të tij të trazuar katër-vjeçar në Shtëpinë e Bardhë.

Në qershor te vitit 2020, si rezultat i një grindjeje të vazhdueshme me Berlinin dhe kancelaren gjermane Angela Merkel Trump njoftoi se do te tërhiqte 9,500 nga 34,000 trupa të alokuara atje.Ai pretendonte se Gjermania nuk ishte duke përmbushur angazhimin e saj për shpenzimet në NATO.

Njoftimi, i bërë i ditur nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare së Shtëpisë së Bardhë Jake Sullivan ditën e enjte pason lëvizjet e Biden për të ndryshuar ndalimet e Trumpit ndaj njerëzve të besimit islam që hyjnë në SHBA nga vende me shumicë myslimane.

Biden pritet të njoftojë të enjten tërheqjen e mbështetjes së SHBA për luftën në Jemen e cila po zhvillohet nga një koalicion i shteteve islamike të udhëhequra nga Arabia Saudite.Lufta ka sjellë vdekje të konsiderueshme civile dhe shkatërrim masiv të një prej vendeve më të varfra në Lindjen e Mesme.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?