Presidenti Bajram Begaj

Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Azerbajxhan! Në fokus të takimeve: Bashkёpunimi dypalёsh dhe ndërtimi i një rrjeti modern i gazifikimit në Shqipëri

6 Korrik 2023, 10:03| Përditesimi: 6 Korrik 2023, 10:06

  • Share

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj është nisur ditën e sotme drejt Republikës së Azerbajxhanit, ku pritet të zhvillojë një vizitë shtetërore me ftesë të homologut të tij, Ilham Aliyev.

Më 7 korrik, Presidenti Begaj do të pritet në një ceremoni shtetërore nga Presidenti Aliyev, ndërsa në fokus të takimeve që do të zhvillohen, do të jetë bashkёpunimi dypalёsh, si dhe interesi i ndërsjellë nё ndërtimin e një rrjeti modern të gazifikimit në Shqipëri.

Gjithashtu, vend të rёndёsishёm në diskutime do të këtë edhe zbatimi i projekteve për shpërndarjen e gazit nga Shqipëria drejt vendeve të tjera tё rajonit.

Në përfundim të takimeve dy krerët e shteteve do të mbajnë deklaratat reciproke për media.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?