Presidenti Begaj uron akademikun Rexhep Qosja për 87-vjetorin e lindjes: Pasuri kombëtare e mendimit

25 Qershor 2023, 09:40| Përditesimi: 25 Qershor 2023, 09:41

  • Share

Sot akademiku shqiptar Rexhep Qosja feston 87-vjetorin e tij të lindjes. Presidenti i vendit Bajram Begaj në një postim në rrjetet sociale ka uruar profesorin e shquar.

Begaj shkruan se Qosja është një pasuri kombëtare e mendimit të cilin e ka shprehur me shqipen plot elegancë në krijimtarinë e tij shkencore.

‘Shumë urime për ditëlindje Akademikut Rexhep Qosja!

Profesor Qosja është një pasuri kombëtare e mendimit të cilin e ka shprehur me shqipen plot elegancë në krijimtarinë e tij shkencore, historike, letrare, artistike dhe publicistike.

Jetë të gjatë e të lumtur Profesor!’- shkruan Begaj.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?