Presidenti Begaj takohet me të dërguarin e qeverisë britanike për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach

20 Maj 2023, 19:52| Përditesimi: 20 Maj 2023, 19:58

  • Share

Në kuadër të pjesëmarrjes në ceremonitë e inaugurimit të Presidentit të ri të Malit të Zi, Presidenti i Republikës Bajram Begaj u takua edhe me të Ngarkuarin e Posaçëm të Qeverisë britanike për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach.

Në qendër të takimit ishin zhvillimet më të fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe nevoja e krijimit të një fryme të re bashkëpunimi, me synim minimizimin maksimal të propogandës dhe influencës së aktorëve të tretë dashakeqës ndaj zhvillimeve euroatlantike të vendeve të rajonit.

Presidenti Begaj vlerësoi rolin aktiv të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe angazhimin personal të Lord Peach në këtë drejtim, krahas kontributit të të dërguarve të posaçëm amerikanë dhe të BE-së. 

Të dy bashkëbiseduesit u ndalën edhe tek efektet negative që ka prodhuar lufta në Ukrainë për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 21/05/2023 08:05

    Kujt iiii....

    Përgjigju
  • Unë: 21/05/2023 01:28

    Pse i takoni këto plehrat e britanisë!? Mirë që kanë nxi imazhin e Shqipërisë e vazhdojnë të terrorizojnë shqiptarët por kanë helmosur me qindra sgqiptarë me agjentë nervorë e kanceroz.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?