‘Gusht e N’fest’, katër ditë panair në Gramsh! Begaj: Të promovojmë zejet dhe punimet artizane

17 Gusht 2023, 14:33| Përditesimi: 18 Gusht 2023, 08:05

  • Share

Pekmez mani, raki, mjaltë, djathë, çajra të ndryshme e plotë produkte te tjera te zonës u prezantuan në panairin e fermerëve e artizaneve të Gramshit.

“Produktet tona kryesore janë mjaltë, livando, raki. Çmimet nuk i kemi të shtrenjta, p.sh. mjalti e pekmezi shiten me 1500 lek për bidon. Ne kërkojmë certifikimin dhe markimin e produkteve, në mënyrë që ne të marrim çfarë na takon dhe klientët të ndihen të sigurt”, thanë prodhuesit vendas.

Stendat e tyre u vizituan nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj bashkë me Zonjën e Parë Armanda Begaj. Gramshi ofron turizëm të qëndrueshëm, thekson ai.

“Kjo është një mundësi më shume për tu njohur me mikpritjen e zones,por dhe për tu mahnitur me natyrën e bukur. Përgëzime autoriteteve dhe biznesit! Gramshi ofron kushte për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm”, u shpreh Presidenti.

“Gusht e nfest” është një aktivitet i përvitshëm që zhvillohet në Gramsh, me qëllim rritjen e numrit të turizmit. Nga sot deri me më 20 gusht do të këtë muzike, aktivitete sportive, gara dhe kënd argëtimi për fëmijët.

“Qyteti ynë ka vetëm një burim për zhvillimin e ekonomisë lokale, që është turizmi malor”, tha Besian Ajazi, kryetar bashkie.

“Gusht e n’fest” është një aktivitet i përvitshëm që zhvillohet në Gramsh, me qëllim rritjen e numrit të turizmit. Nga sot deri me më 20 gusht do të këtë muzike, aktivitete sportive, gara dhe kënd argëtimi për fëmijët.

Festa organizohet në përkujtim të 79-vjetorit të krijimit të batalionit Vërçë-Sulovë në luftën Nacional Çlirimtare.

Ora 15:15
‘Gusht e n’fest’, këto janë aktivitetet që do të zhvillohen në eventin 4 ditor në Gramsh

“Gusht e n’fest”, eventi i përvitshëm që zhvillohet në Gramsh, me qëllim rritjen e numrit të turizmit, këtë verë vjen me një sërë aktivitetesh.

Nga sot deri me më 20 gusht do të këtë muzike, aktivitete sportive, gara dhe kënd argëtimi për fëmijët.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 18/08/2023 01:17

    Po mire qe dole nje here neper Shqiperi o i uruar! Paraardhesi jot i kishte rene Shqiperise 20 here rrotull deri tani!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?