Taulant Balla i ka bërë ftesë opozitës që të negociojnë për emrin e presidentit të ri, në orën 18:00.
“Proces me letra nuk bëhet. Mundësinë të takohemi e të flasim e kemi. Dokumentin ta vendosim në tavolinë e ta negociojmë. U tërhoqët, jeni të gatshëm ta negocioni dokumentin. Hajde, jam i gatshëm të ulemi tani. Mbyllim mbledhjen, ulemi diku dhe e diskutojmë. Dhe nëse biem dakord, dalim e informojmë. Shkoni të grupi juaj dhe konsultohuni për emra. Unë s’po u vë asnjë kusht. Të jetë një dokument që të shërbejë edhe në vitet në vijim.”
Përgjigja i ka ardhur nga Enkelejd Alibeaj, i cili kërkoi që këto negociata të jenë me kamera në prani të gazetarëve.
"Doni ta diskutojmë, hajdeni tani me kamera, para gazetarëve", tha Alibeaj.
Lajmi kryesor:
Presidenti i ri/ Raundi i dytë në 23 maj! Balla-opozitës: Takohemi në 18:00 dhe të dalim me një emër të hënën! Alibeaj: Jo në skuta të errëta, por në sytë e shqiptarëve
B.K.//ReportTv.al