Orges Shehi, trajneri i Tiranës

Presidentët e paduruar të Superligës, Orges Shehi rekord te Tirana

17 Prill 2023, 15:18
  • Share

Orges Shehi feston 100 ndeshje në krye të pankinës së Tiranës. Trajneri durrsak ka "thyer" padurimin e presidentëve të Superligës, duke merituar një fanellë me numrin 100 mbi shpinë. I ulur në stolin e bardhebluve të kryeqytetit në 27 janarin e 2021, 45-vjeçari po bën mirë si në kohën kur ishte mes shtyllave në futbollin aktiv.

Gjatë 100 ndeshjeve me Tiranën, Shehi numëron 55 fitore, 24 humbje dhe 19 barazime. Durrsaku e festoi ndeshjen e 100-të në krye të Tiranës me fitoren 2-1 kundër Egnatias për javën e 29-të në Superligë, me të tijtë që mbajnë kreun e klasifikimit dhe shkëputen me pesë pikë nga Partizani ndjekës.

"Trajneri Orges Shehi drejtoi dje ndeshjen e tij të 100 me KF Tiranën. Kreu i pankinës bardhebu shënon 55 fitore, 19 barazime dhe 24 humbje, mbi të gjitha dy trofe të fituara nën drejtimin e tij", shkruan klubi bardheblu.

Nën drejtimin e Shehit, Tirana u shpall sezonin e shkuar kampione e Superligës duke mbajtur ende trofeun. Veç saj, Tirana është kampione në fuqi edhe e Superkupës. Forma e mirë e skuadrës mund të sjellë që në javët e ardhshme palët të rinovojnë kontratën.

Edhe njëherë qetësia e trajnerit Shehi duket si një leksion për futbollin shqiptar dhe padurimin e presidentëve të Superligës për t'i lënë kohë teknikëve në arritjen e rezultateve.

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nasi gjymi: 17/04/2023 15:25

    55+24+19=98 Dy ndeshjet qe mungojne u anulluan??????????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?