Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik. Fotografi nga arkivi.

President i Republikës Sërpska, Millorad Dodik padit veten dhe zyrtarët e tij

30 Qershor 2023, 14:41| Përditesimi: 30 Qershor 2023, 15:46

  • Share

Në përpjekjet e tij të fundit për të sfiduar autoritetet qendror të Bosnjës, Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik njoftoi se ka ngritur padi ndaj vetes dhe ndaj disa zyrtarëve të lartë.

Qëndrimi i Dodik kundër autoriteteve qendrore të Bosnjës, ka ardhur si pajojë e një mospajtimi lidhur me votimin në Asamblenë e Republikës Sërpska për të mos njohur më vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës.

Asambleja e Republikës Sërpska votoi një sërë hapash të përcaktuara nga Dodik dhe aleatët e tij serbë, që synojnë të ndërhyjnë në strukturat e ndarjes së pushtetit që ekzistojnë në Bosnje, të cilat ishin përcaktuar në Marrëveshjen e Dejtonit që i dha fund luftës në Bosnje.

Kjo marrëveshja kishte ndarë funksionet qeveritare, administrative dhe funksionet e tjera përmes vijave etnike mes shumicës boshnjake, serbe dhe kroate.

Dodik edhe më parë ka ngritur padi ndaj vetes për të tentuar që të përçojë një mesazh më të gjerë politik.

Tetë vjet më parë, ai ngriti një padi penale kundër vetes për të ironizuar dhe tallur akuzat e opozitës se ai ishte i korruptuar.

Më 2017, djali i tij, Igori, ngriti padi penale ndaj vetes si gjoja “bashkëfajtor” me babanë e tij për organizimin e ngjarjeve të Ditës së Republikës Sërpska, festë që është e ndaluar.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?