Presidencialet në SHBA/ Trump: Zgjedhjet mund të manipulohen nga demokratët

25 Gusht 2020, 15:59| Përditesimi: 25 Gusht 2020, 16:43

  • Share

“Zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit në SHBA mund të manipulohen” -  ka qënë ky paralajmërimi i presidentit republikan Donald Trump, i cili kandidon për një mandat të dytë për kreun e Shtëpisë së Bardhë. Ai përsëriti pretendimin se fletëvotimet me postë mund të manipulohen. 

Në zgjedhjet amerikane pritet që një numër i lartë votuesish të votojnë me anë të postës për shkak të frikës së infektimeve me Covid-19.

"Ata janë duke përdorur Covid-19 për të mashtruar popullin amerikan," - u tha Trump delegatëve ditën e parë të kongresit të partisë në Karolinën e Veriut.

Ekspertët në anën tjetër kanë hedhur poshtë pretendimin e tij se votimi përmes postës elektronike çon në mashtrim dhe e kanë quajtur atë ‘një teori  të rreme’.

Gjatë natës së parë të konventës republikane, ka folur edhe djali i presidentit Trump, Donald Trump Jr i cili mbështeti fuqishëm të atin dhe madje shkoi edhe më tej duke e quajtur rivalin e të atit, Joe Biden  “përbindëshi i moçalit”, që kërkon sipas tij ‘të varfërojë qytetarët amerikanë’.

Konventa e republikanëve, që do të zgjasë 4 netë, do të fokusohet mbi figurën e Trump dhe ky i fundit do të mbajë fjalimin e tij të enjten nga Shtëpia e Bardhë

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sta: 25/08/2020 16:03

    Ha m** ha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?