Presidenca, SPAK-u, 'Drejtësia' dhe KLP 140 ankesa për gjykatat, ILD nis verifikimin e denoncimeve

22 Gusht 2020, 14:28| Përditesimi: 22 Gusht 2020, 14:32

  • Share

Jo vetëm qytetarët ankohen për vendimet e prokurorëve dhe gjyqtarëve në vend, por institucionet shtetërore nga më të rëndësishmet si Presidenti i Republikës, SPAK-u, KLP-ja, Prokurori i Përgjithshëm e deri  tek ministria e drejtësisë dhe drejtoria e burgjeve kanë paraqitur plot 140 ankesa për 7 muaj.

Ankesat janë protokolluar tashmë dhe po verifikohen nga inspektori i lartë i drejtësisë Artur Metani që deri më tani ka përfunduar 4 prej tyre duke kërkuar shkarkim gjyqtari e deri në vërejtje publike për prokurorë.

Ndërkohë qytetarët kanë paraqitur 442 ankesa duke e cuar numrin total të ankesa në pritje të një vendimi nga ILD në plot 582 për 7 muaj, ose mesatarisht 83 ankesa çdo muaj.

Faksimile nga raporti

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?