Presidenti Bajram Begaj

Presidenca 'Begaj', si keqkuptim i trashëgimisë negative që na la Gjykata Kushtetuese

23 Gusht 2022, 10:36| Përditesimi: 23 Gusht 2022, 10:38

  • Share

Ka një tendencë nga faktorët opozitarë për të goditur figurën e Presidentit Bajram Begaj, duke i vënë në dukje se nuk po tregohet “luftarak” në protagonizmin politik siç ishte paraardhësi Ilir Meta.

Në fakt, nëse kemi një përdhunues të figurës presidenciale të një kryetari shteti, ai është Ilir Meta. Në fillimet e demokracisë kemi pasur Sali Berishën, ku presidenti i Shqipërisë dhe ai i partisë, ishin gërshetuar tek emri i tij. Megjithatë, duke marrë për bazë kohën dhe hapësirën, pra duke krahasuar çfarë kulture demokratike kishte Shqipëria në vitet 1992 - 1997 me vitet 2017 - 2022, duhet thënë se Ilir Meta ia ka kaluar edhe Sali Berishës.

Një nga domosdoshmëritë e shkarkimit të Ilir Metës nga detyra prej Gjykata Kushtetuese, do të ishte pikërisht ajo mënyrë sjellje prej një opozitari partiak në raport me respektin që ai duhet të tregonte me të gjitha palët politike, mazhorancë dhe opozitë. Nuk ia kishte caktuar ligji atij detyrën e opozitarit të qeverisë, që e bënte me ndërgjegje të plotë dhe i vetëdijshëm se kësisoj po projektonte të ardhmen politike post-presidenciale, siç edhe ndodhi në realitet.

Gjykata Kushtetuese bëri një gabim të rëndë historik duke lënë në detyrë një president, veprimet e të cilit ishin prej një njeriu jo në parametra normal mendor, me vendimmarrje e thirrje luftënxitëse, si brenda vendit, ashtu edhe me partnerët tanë amerikanë. Që zhdekretonte me iniciativën e vet anulimin e zgjedhjeve pa u mbështetur në ligj, zgjedhje që më herët po vet i kishte dekretuar duke u bazuar në ligj.

Është pikërisht kjo trashëgimi e Kushtetueses, prej të cilës sot është krijuar psikoza opozitare se edhe Dr. Begaj duhet të jetë një president luftarak me qeverinë; që duhet të postojë gjithfarëlloj marrëzie në rrjetet sociale kundër kundërshtarëve politik; që duhet të dalë i dehur nëpër konferenca shtypi a studio televizive për të qenë gojështhurur (sepse dihet që mpirja e trurit nga alkooli ta heq turpin), etj., etj.

Fatmirësisht, zotëri Begaj nuk i ka këto cilësi negative që, sipas Gjykatës Kushtetuese, duhet t’i mishëronte presidenti ynë.

Gjithsesi, fokusimi tek profili i presidentit Begaj prej segmenteve të opozitës, tregon se ata nuk ndjehen ende të plotësuar me figurat e Berishës dhe Metës, të cilët po zënë ekranet në çdo orë të ditës. Duan doemos ta bëjnë pis institucionin e presidencës, që aksioni opozitar të vijojë të përfaqësohet, sipas tyre, edhe në nivel kryetar shteti.

Është interesant të sjellim në vëmendje një krahasim me kohën e qeverisjes Berisha - Meta, ku president ishte zotëri Topi. Në janar 2011 ndodhën 4 vrasjet në bulevard nga armët e Gardës së Republikës dhe presidenti Topi, duke kapërcyer çdo lloj nostalgjie për partinë ku kishte milituar dhe prej së cilës mori atë detyrë, thjesht kërkoi që organi i prokurorisë të hetojë me transparencë ngjarjen dhe fajtorët t’i çojë përpara drejtësisë.

Vetëm për kaq gjë, ai u shpall prej kryeministrit Berisha si “Horr Bulevardi” dhe pjesëtar i një puçi (grushti shteti) pjesë e së cilës, sipas Berishës, ishin: presidenti Bamir Topi, kryeprokurorja Ina Rama, drejtori i SHISH-it Bahri Shaqiri, lideri i opozitës Edi Rama, si dhe gazetarët Balla, Baze, Bushati e Çakuli, njërin prej të cilëve tashmë e ka avokat mediatik. (Për parantezë, do u sugjeroja prokurorëve të SPAK-ut që t’i hidhnin një sy librit autobiografik të presidentit Topi me titullin “Nocturn” dhe i siguroj që do gjejnë mjaftueshëm prova për të nisur hetimet ndaj Sali Berishës.)

E solla këtë histori në vëmendje për t’i lënë të kuptojë kujtdo se kur dyshja Berisha - Meta ishin në pushtet, jo që nuk lejonin opozitarizëm presidencial, por edhe kur presidenti kërkonte diçka normale që ia njihte detyra siç ishte zbatimi i ligjit në hetimet penale, ai bëhej tabelë qitje për t’u kompleksuar me qëllim që të mos tentonte herë tjetër t’i kundërvihej qeverisë.

Për ta përmbyllur aty ku e nisa. Do duhet kohë që presidenti Begaj ta heqë nga kujtesa kolektive formatin e çmendur që rrënjosi Ilir Meta dhe ftesat provokuese për ta ndjekur në atë rrugë të mbrapshtë nuk do t’i mungojnë. Në këtë prag një mujori të detyrës së tij, modestisht do ta nxisja Dr. Begajn që të vijojë të ruaj një sjellje institucionale dhe korrekte e të punojë fortë që ta kthejë institucionin që drejton, në hullinë e funksioneve kushtetuese që ajo detyrë mbart. Të rrijë larg çdo lloj protagonizmi të kot politik e mediatik, duke respektuar të gjithë forcat parlamentare dhe përcjelljes së mesazheve politike me qytetari, që nuk provokojnë njërën parti në raport me tjetrën.

Kurse modeli “Meta”, ashtu si ai ”Berisha”, le t’i mbeten historisë së zezë e të turpshme të presidencave shqiptare. E bashkë me to, edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • O tej: 23/08/2022 17:35

    Like Floriri + Sali Tritoli = Bajge

    Përgjigju
  • Likja mo,ai i floririt te Krrabes,sic i thoshte dikur Sali Berisha: 23/08/2022 11:27

    zoti Ketro! Respekt per ju dhe kuptohet se bashkohem me nenvizimet e rendesishme qe ju beni.Eshte me se e kupueshme per te gjithe njerezit normale ne kete vend se vendimi i GJK te drejtuar nga Vitore Tusha dhe i mbeshtetur me lobim delirant brenda gjykates nga Sonila Bejtja e Xhaferllari beri qe te merrej ai vendim i turpshem per te mos shkarkuar spiunin Meta-j nga zyra e presidences dhe ketu lind pyetja: Perse valle doli ai vendim,thjesht se Meta-j u beri presion apo sepse paralajmerimi i tij se 1-shit po ti shtosh disa zero...?!!!.Dhe rezultati dihet tashme.Ky SPION "kokeshtrember",i regjur ne shantazhe,kercenime e korrupsion apo te tjera gjera te frikeshme vetem t'i mendosh ia doli te bere nene bythen e tij te qelbur institucionin e GJK.Dhe kjo eshte dhe aresyeja kryesore pse ai si nje naziskin skizofren ka ndezur gjithe baterite e tij kunder shtetit,kunder kryeministrit dhe kunder kujtdo qe i behet pengese e i del kunder,kuptohet vec ordinances se tij Tit Vasillaqit!Ndaj eshte trimeruar ky i cemndur,agjent i fshehur per 30 vite...Te shpresojme se i ka ditet e numeruara dhe Socialistet ta kene marre seriozisht kete here.Dhe per te mos e zgjatur,te presim dhe veprimin e Departamentit te Shetit Amerikan per kete Spion,minues te jetes demokratike,te perzier sic thone dhe ne vrasje,pa permendur ketu ngritjen ne sistem institucionin e blerjes se votes me para,ne shp, erndarje drogenepermjet te shoqes,te ciles i kapen dhe shoferin me cocaine, e te tjera veprime mafioze qe nuk eshte cudi te kete bere.Eshte miliarderi me i madh shqiptar dhe keta miliarda ky "i varferi" i ka bere vetem me ...rrogen e shtetit dhe ndihmen e ...Monikes!!!Dhe se fundi, i ka zene frymen dhe SPAKUT,nepermjet Arben Krajes dhe e ka shnderruar ate ne nje legen te tij...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?